Lajmet e fundit

Turizmi ishte një nga temat që u diskutua sot në emisionin Weekendi me udhërrëfyesin Muamer Hasani.
Sa ka turizëm Kosova? dhe shumë çështje të tjera u diskutuan me mysafirin e ftuar në Klan Kosova.
Hasani tha se Kosova ofron gjëra të bukura dhe interesante.
"Viteve të fundit, duke filluar prej 2023-tës e deri më sot e kemi një rritje goxha të madhe të turizmit. Ka plot faktorë që kanë mundur të ndikojnë në rritjen e saj. Në të njëjtën kohë, Kosova është në Evropë, të gjithë kanë dëgjuar për luftën, për atë që ka ndodhur. Është një vend i lirë, i sigurtë edhe ka çka të ofrojë", u shpreh ai.