Hasani (OEGJK): Gjermania, investitori më i madh i huaj në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 20.05.2023 15:59 20.05.2023 15:59 Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës. Ky është vlerësimi që ka dhënë Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo thekson se potenciali që të dy vendet ta thellojnë bashkëpunimin është i madh. “Mundësitë janë që kompanitë tona të jenë të drejtuara dhe të investojnë e të kyçen në tregun gjerman. Afërsinë me Gjermaninë e kemi edhe për shkak të bashkatdhetarëve tanë”, është shprehur Hasani në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM. Ajo ka theksuar se shteti gjerman prin sa i përket investimeve në vend. “Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj në Kosovë dhe partner kryesore për tregti”. Ajo ka përmendur se nga viti 2007 vlera e investimeve të huaja direkte gjermane në Kosovë është mbi një miliard euro. Trendi, sipas saj, është rritës edhe sa i përket shkëmbimeve tregtare, importit dhe eksportit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 2 months