Hasani: Lojërat Olimpike objektiv për basketbollin kosovar NULL NULL 05.05.2015 18:29 05.05.2015 18:29 Sot në zyrën e Komitetit Olimpik të Kosovës, Presidenti Besim Hasani, priti ekipin kampion të Ligës Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit, KB “Sigal Prishtina”. Ekipi kampion udhëhiqej nga Presidenti Blerand Stavileci. Ai u mirëprit me respekt e me konsideratë të lartë për fitoren historike në Ligën Ballkanike. Stavileci shprehu krenarinë dhe kënaqësinë që ky moment është real, si dhe shpresoi që ekspozimi e vëmendja më e madhe e publikut të bëjë që më shumë partnerë e sponsorë të bëhen të interesuar për të mbështetur edhe me tej zhvillimin e sportit. Ndërsa Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, u shpreh që pikërisht kjo fitore na bën të mendojmë që Lojërat Olimpike mund të jenë një objektiv i arritshëm për basketbollin kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.