Hasani: Koha do ta dëshmojë drejtësinë e vendimeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hasani: Koha do ta dëshmojë drejtësinë e vendimeve

NULL NULL
16/06/2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka pritur në një takim të përbashkët kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë Dimitri Tokusheve, Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Muammet Topal, dhe gjyqtarin e gjykatës Kushtetutuese të Polonisë Marek Zubik.

Hasani pas takimit duke folur për mandatet e tij si udhëheqës i Kushtetueses ka thënë se janë marrë vendime të vështira dhe se është koha ajo që do të dëshmojë drejtësinë e këtyre vendimeve, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, duke i’u referuar vendimit rreth krizës politike të vitit të kaluar ka deklaruar se efekti i këtij vendimi do të shihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.