Harvey Weinstein shpallet sërish fajtor për sulm seksual në New York NULL NULL 11.06.2025 22:18 11.06.2025 22:18 Ish-producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Miriam Haley në një gjyq të ri në New York. Ky vendim vjen pasi një gjykatë më parë kishte rrëzuar dënimin e tij të vitit 2020 për shkak të shkeljeve procedurale, transmeton klankosova.tv. Juria e përbërë nga 12 anëtarë e shpalli fajtor vetëm për një nga tre akuzat. Sipas bbc, Weinstein u shpall i pafajshëm për një tjetër akuzë për sulm dhe ende nuk është marrë vendim për akuzën për përdhunim ndaj aktores Jessica Mann. Ai përballet gjithashtu me një dënim të veçantë prej 16 vjetësh në Los Anxhelos për krime të tjera seksuale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.