Harta në zyrën e Lajçakut diskutohet në takimin e Këshillit të Sigurisë në Serbi

Harta në zyrën e Lajçakut diskutohet në takimin e Këshillit të Sigurisë në Serbi

NULL NULL
2 months më parë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për sonte në orën 19:00 takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd.

Një ndër temat kyçe të diskutimi në këtë këshill janë edhe zhvillimer rreth hartës që u pa në zyrën e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mëson Klan Kosova nga burimet e saj.

Zyrtari evropian është  deklaruar edhe mbrëmë lidhur me çështjen e hartës e cila e “kthente” Kosovën në Serbi.

Ai e ka quajtur keqkuptim, të gjithë reagimin i cili u bë për shkak të kësaj harte për të cilën një ditë më parë raportoi Klan Kosova.

“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkroi Lajçak.

Lajçak ”kthen” Kosovën në Serbi (VIDEO)