Harry thotë se edhe djali i tij është një flokëkuq sikurse vetë NULL NULL 16.10.2019 23:00 16.10.2019 23:00 Princi Harry dhe Meghan Markle ndanë disa të reja në lidhje me djalin e tyre pesë muajsh Archie Harrison Mountbatten-Windsor gjatë paraqitjes së tyre në WellChild sot. Dhe thashethemet dolën të jenë të vërteta. Princ Harry ka një djalë më flokë të kuqe njësoj si ai, njofton Klan Kosova. Duka dhe Dukesha ia zbuluan lajmin 11 vjeçares Milly Sutherland dhe nënës së saj Angela, sipas Hello. Milly dhe Angela shtruan pyetjen e madhe se a është Archie një flokëkuq? Përgjigja ishte po. “Meghan tha se ai ka flokë të kuqe dhe Harry gjithashtu tha se ai është përfundimisht është i tillë dhe se ju mund ta shihni atë edhe në vetullat e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.