Harry Styles e përmbyll me katër çmime mbrëmjen e Brits Awards NULL NULL 12.02.2023 08:15 12.02.2023 08:15 Harry Styles ka fituar të katër çmimet për të cilët ishte nominuar, duke përfshirë atë për albumin më të mirë, artistin më të mirë dhe për pop/R&B. Shfaqja u hap me hitin e tij të madh “As It Was”, i cili fitoi këngën e vitit. “Unë jam i vetëdijshëm për privilegjin tim këtu sonte”, u shpreh Styles. Styles falënderoi gjithashtu nënën e tij që e regjistroi në X Factor pa e pyetur, së bashku me anëtarët e tjerë të One Direction, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayne Malik. Shania Twain, e cila performoi në skenë në Coachella vitin e kaluar me Styles, i dha atij çmimin e tij për këngën e vitit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Më herët, ajo i tha Mark Savage të BBC-së se popullariteti i këngëtarit buron nga fakti se ai është “tepër autentik dhe njerëzit e kuptojnë këtë”. “Ai është i këndshëm, i pëlqyeshëm, i sjellshëm, është një zotëri”, tha ajo. “Natyrisht që ai është super i talentuar – ai ka gjithçka që ju dëshironi si një fans për të ndjekur, vlerësuar dhe respektuar”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit, Meghan do të qëndrojë në SHBA 2 months
Arte pamore Një vazo porcelani kineze shitet për 25 milionë dollarë në një ankand në Hong Kong 2 months