Harry Kane “blindohet” nga Bayerni NULL NULL 22.01.2026 11:03 22.01.2026 11:03 Bayern Munich ka vendosur të mbyllë çdo dilemë për të ardhmen e Harry Kane, duke avancuar drejt rinovimit të kontratës së sulmuesit anglez deri në vitin 2029. Klubi bavarez e konsideron Kane gur themeli të projektit dhe lider absolut në fushë, transmeton Klankosova.tv. Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe rolit vendimtar në repartin ofensiv, drejtuesit e Bayernit kanë nisur hapat konkretë për ta “blinduar” yllin anglez, duke shmangur interesimin e klubeve të tjera të mëdha evropiane. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti. /Klankosova.tv