Harroni rrudhat vetëm me maskat me aspirinë NULL NULL 24.05.2019 13:00 24.05.2019 13:00 Të gjithë ne e përdorim aspirinin, ose të paktën e kemi diku në shtëpinë tonë, së bashku me barnat tjera. Aspirina përdoret kryesisht kur kemi dhimbje koke, temperaturë, ethe ose simptoma të tjera të gripit dhe ftohjes. Njihet edhe për efektin e lehtësimit të dhimbjeve. Disa madje e përdorin edhe për telashet me zemrën dhe qarkullimin e gjakut, transmeton Klan Kosova. Por a e dini se aspirina mund të përdoret edhe për të pëmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj? Po, është e vërtetë dhe nëse ju e praktikoni do të habiteni me rezultatet. Më poshtë janë dy maska të jashtëzakonshme për fytyrën tuaj që ju ndihmojnë të eliminoni rrudhat dhe t’i ktheni shkëlqimin fytyrës suaj, transmeton Klan Kosova. Maska me limon dhe aspirinë Përbërësit: Tre tableta aspirinë Tre lugë gjelle lëng limoni Si ta përgatisni? Është shumë e lehtë. Shtypini tabletat e aspirinës, dhe më pas përzieni me lëngun e limonit derisa të formoni një masë homogjene. Pasi ta përgatisni këtë maskë, vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë. Maska me aspirinë, mjaltë dhe jogurt Përbërësit: Pesë tableta aspirinë Dy lugë gjelle mjaltë 1 lugë gjelle jogurt Si ta përgatisni? Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Më pas, një copë pëlhure lageni me ujë të ftohtë dhe ngroheni në mikrovalë për gjysmë minuti. Më pas vendoseni këtë pëlhurë në fytyrën tuaj, dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta në mënyrë që të hapen poret e fytyrës suaj dhe absorbimi i maskës të jetë më i mirë. Më pas thajeni fytyrën tuaj dhe vendoseni maskën që keni përgatitur duke përzier të gjithë përbërësit e sipërpërmendur. Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë sërish të ftohtë dhe vendoseni kremin e juaj të zakonshëm që e përdorni për fytyrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day