Lajmet e fundit
Ka nisur zyrtarisht vjelja e rrushit në komunën e Rahovecit, në kuadër të edicionit të sivjetmë të Hardh Festit, festivalit të Rrushit.
Ceremonia e fillimit të vjeljes u shënua me prerjen simbolike të kalaveshit të rrushit, veprim ky i realizuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Ismajl Latifi, dhe deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami në lidhje direkte ka dhënë detajet për këtë manifestin duke bërë të ditur se hapja e Hardh Festit këtë vit nisi me një karnaval, i cili u organizua për herë të parë. Sipas organizatorëve, për realizimin e këtij aktiviteti janë bërë rreth tetë vjet përgatitje.
Tashmë zyrtarisht ka filluar edhe vjelja e rrushit në komunën e Rahovecit, kjo u bë veç pak minuta më parë në një ceremoni zyrtare ku u bë edhe prerja e kalaveshit të rrushit pikërisht edhe në këto vreshtra të këtij fruti në komunën e Rahovecit ku në fakt kjo u bë nga vetë kryetari i kësaj komune Ismaijl Latifi dhe po ashtu deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj. Që të dy u thanë se u ndanë të kënaqur nga ajo se çfarë panë nga kultivimi i rrushit pikërisht edhe në këto vreshtra këtu që janë në komunën e Rahovecit por që në fakt s'janë të vetmet meqënëse kjo komunë njihet edhe për këtë kultivim. Vlen të theksohet se kjo u bë në kuadër të Hardh Fest-it pra festivalit të Rrushit i cili filloi qysh sot dhe do të zgjasë pra për tre ditë rresht. Hapja e këtij festivali u bë në fillim nga karnavali i cili në fakt u bë për herë të parë sivjet, tetë vite përgatitje janë bërë që sivjet të fillojë kjo ceremoni zyrtare. Në fakt pikërisht edhe në karneval, karnevali u pri nga të vegjlit të cilët në fakt patën në dorë rrush të mbajtur, ku më pastaj prapa tyre kanë qenë edhe disa traktorë të cilët kanë pasur rrush të mbledhur në to dhe më pastaj të njëjtit janë kanë kaluar disa metra disa metra nëpër qytet të komunës së Rahovecit për të shënuar kështu hapjen e këtij festivali”, ka thënë Bajrami.
Ndërkohë, në kuadër të aktiviteteve të Hardh Festit po zhvillohen edhe gara në vjeljen e rrushit, ku pjesëmarrësit sfidohen në shpejtësinë e vjeljes. Raundi i parë i garës ka përfunduar pak para nisjes së lidhjes direkte.
Festivali i Rrushit do të zgjasë tre ditë, gjatë të cilave në Rahovec do të zhvillohen aktivitete të ndryshme të lidhura me traditën e vreshtarisë, rrushit dhe verës.