13:32, 18 Prill 2019

James Harden ka realizuar dyshifror të trefishtë ndaj Utah Jazz për ta udhëhequr Houston Rockets në fitoren 118-98 ndaj kundërshtarëve.

MVP aktual realizoi 32 pikë, 10 asistime e 13 kërcime, përcjellë nga Chris Paul që realizoi 17.

Në anën tjetër, Royce O’Neale ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët, me po aq pikë sa Paul.

Tani, finalistët e vjetshëm të Konferencës Perëndimore në NBA po fitojnë 2:0 në serinë e tyre të Playoff-it ndaj Jazz.

Konkurs Pune

Lexo më shumë