13:41, 2 Tetor 2019

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka takuar drejtuesit dhe përfaqësuesit e Federatave të sportit në vend dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, për ta prezantuar konceptin e Kosovës shtet të Sportit.

Ai është zotuar para sportistëve se në programin e tij Qeverisës, Kosovën do ta shpallë shtet të sportit, njofton Klan Kosova.

“Në programin tonë Qeverisës zotohemi para sportistëve tanë, që Kosovën ta shpallim shtet të sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talenteve”.

“Sportistët kosovarë po vazhdojnë të jenë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës në botë dhe Qeveria Haradinaj, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë