14:00, 22 Shtator 2019

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj po qëndron në një tubim me qytetarë në fshatin Sekiraq të Podujevës.

Ai ishte i shoqëruar nga kandidatë të asaj ane për deputetë si: Besnik Tahiri, Mrika Thaçi e Pranvera Ejupi- Hajzeraj ndërsa u prit nga qytetarë dhe simpatizantë të partisë.

Ndërsa veç në Podujevë, Haradinaj do të vizitojë edhe qytetin e Gjilanit nga ora 17:00, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë