Haradinaj viziton BIK-un, uron festën duke dëshiruar marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin NULL NULL 11/08/2019 11/08/2019 Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë festë. Ai uroi që të shpërblehet gjitha sakrifica e atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin edhe ata që kanë nevojë. “Kemi detyra të ndryshme në jetë, por një marrëdhënie e mirë mes të gjithë neve vendin tonë e qon përpara dhe jemi të interesuar që këto marrëdhënie t’i kemi më të mira të mundshme”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj. I pari i qeverisë në dorëheqje gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar me kabinetin e tij dhe disa nga ministrat.
Lajme Tre ushtarë vriten nga sulmet ajrore izraelite në Siri, sipas medies shtetërore 2 minuta më parë