Haradinaj vizitoi sot të strehuarit nga Shqipëria në Parkun Inovativ NULL NULL 06.12.2019 17:15 06.12.2019 17:15 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar banorët e Shqipërisë, të strehuar përkohësisht në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren. Haradinaj është njoftuar me të gjitha ecuritë në Parkun Inovativ Trajnues, angazhimet institucionale dhe të donatorëve e vullnetarëve dhe me gjendjen shëndetësore të të strehuarve. Ai tha se Kosova është angazhuar me të gjitha mekanizmat e saja për t’u dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë dhe se tani po punohet, në koordinim me autoritetet shqiptare në rikthimin e tyre në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, menaxhmentin e Parkut Inovativ, Drejtuesit e Policisë së rajonit të Prizrenit, drejtuesin e shoqatës Nënë Tereza z. Zef Shala, përfaqësuesit e shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës dhe vullnetarët e angazhuar në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë