Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë, kërkon heqjen e orës policore - Klan Kosova

Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë, kërkon heqjen e orës policore

NULL NULL
4 months më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është vaksinuar me dozën e tretë kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, transmeton Klankosova.tv. Me këtë rast, Haradinaj kërkoi nga Qeveria heqjen e disa masave siç janë ora policore dhe mbyllja e gastronomisë.

Postimi i plotë:

Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.
Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.
Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato.