Haradinaj uron Ramazanin: Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie

Haradinaj uron Ramazanin: Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie

NULL NULL
4 weeks më parë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj uroi sot të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj tha se ky muaj forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës dhe faljes mes njerëzve, vlera këto të popullit tonë gjatë gjithë historisë së tyre, njofton Klan Kosova.

“Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre”.

Haradinaj po ashtu uroi edhe myftiun Naim Tërrnava, Bashkësinë Islami dhe gjithë besimtarët e fesë islame kudo që ndodhen në Kosovë, Diasporë e gjitha trevat shqiptare, duke uruar që ky muaj të sjellë të mira shpirtërore e duke i’u uruar të gjithëve agjërim të lehtë e të pranueshëm.

Postimi i plotë:

Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre.

Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit!

Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

Agjërim të lehtë e të pranueshëm!