Haradinaj uron kapitenin e Policisë së Kosovës që diplomoi në Akademinë e FBI-së NULL NULL 22.03.2023 16:58 22.03.2023 16:58 kapiten salihu Sot ka diplomuar në FBI kapiten Salihu. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sukseset e Salihut dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve. Po ashtu, i pari i AAK-së i ka falënderuar ShBA-të për ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë. “Radhës së udhëheqësve të Policisë së Kosovës të cilët kanë diplomuar në FBI – Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, sot iu shtua edhe Kapiteni Salihu. Sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve!“ “Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë e ShBA-së në veçanti. Urime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024