Haradinaj uron Austrinë në Ditën Kombëtare

Haradinaj uron Austrinë në Ditën Kombëtare

NULL NULL
1 muaj më parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar liderët dhe popullin austriak me rastin Ditës Kombëtare të Austrisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është mirënjohës ndaj Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin historik të Kosovës.

“Presidentit Van der Bellen, kancelarit Kurz dhe popullit mik austriak, ju shpreh urimet më të përzemërta për Ditën Kombëtare të Austrisë. Për miqësinë e ndërtuar me shekuj mes popujve tonë, përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë historik, Kosova është mirënjohëse përgjithmonë. Urime Austri!”, ka shkruar Haradinaj.