Lajmet e fundit

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, Nasim Haradinaj, deklaroi se Kosova duhet të luftojë për veten, në situatën në të cilën ndodhet vendi, pas dënimit të rëndë të Hagës ndaj katërshes së UÇK-së.
Në ‘Specialen’ e Klan Kosovës, që ka nisur tashmë për protestën e madhe që do të fillojë në ora 16:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, Haradinaj tha më e mira do të ishte që të mos ektë fare nevojë për të tilla organizime.
Megjithatë, ai thotë se qytetarët nuk po protestojnë vetëm për ata burra në Hagë, por edhe për të keqen që e ka gjetur popullin dhe vulën që i është dhënë, transmeton Klankosova.tv
“E mira do të ishte që mos të kishte nevojë fare me dalë në protestë, që punët të na shkonin në rregull si shtet. Ka gabime qe po reflektojnë urrejtje në masë dhe kundërshti. Tash varet shumë që ata që janë zotu për politikën, se si do të sillen tash. S’kemi kohë fort për llukse. E di që disa janë kujtu vonë. Kosova duhet të luftojë për vete. Po protestojmë për të keqen që na ka gjetë dhe vula që na është dhënë, e pamerituar si çlirimtarë dhe popull liridashës.Duhet të lëmë apetitet e gustot e poshtra politike dhe inatet politike duhet të fshihen. Jemi të gjithë të sulmuar. Të gjithë jemi të ofenduar." /Klankosova.tv