Haradinaj thotë se nuk mund të japë përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj thotë se nuk mund të japë përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit

NULL NULL
16/03/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është thirrë në interpelancë lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren nëntorin e vitit të kaluar.

Haradinaj ka thënë se nuk mund të japë përgjegjësi lidhur me këtë rast, njofton Klan Kosova.

“Dhënien e përgjegjësisë e shoh jo si mundësi timen për ato rrethana, me këtë kabinet, për shkak të rrethanave pasi janë përgjegjësi të ndryshuara”.

“Kam kritikë për deklarimet publike, ka qenë jo profesionale të jepen me nxitim tërë ato deklarata. Ka qenë paqartësi por çka është shumë me rëndësi është të gjejmë të vërtetën”.

“Nëse kjo e vërtetë, e di që është zor të qetësojmë zemrën e prindërve të Astritit, kolegëve por kemi përgjegjësi se nëse arrijmë te një fund për kërkimin e të vërtetës të ndalemi diku”.

Ai ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është gati që të zbardhet e vërteta lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Rekomandimet që e obligojnë Qeverinë ta zbardhë këtë rast, na keni prapa, e keni përkrahjen të kësaj Qeverie”.

“Kjo Qeveri është e gatshme të përmbushë kërkesat dhe të zbardhet e vërteta, të mbulojë shpenzimet dhe kështu të respektojë një obligim”.

“Ta lëmë në binarë të kësaj të vërtete, nëse ajo e vërtetë nuk ka me më pëlqy mua ose dikujt tjetër, nuk ka të vërtetë që do të na pëlqejë se Astrit Dehari nuk kthehet më po duhet t’i japim epilog kësaj ngjarje”.

I pari i ekzekutivit ka folur edhe për Sistemin Korrektues në Kosovë, ashtu siku edhe raportin mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“Problemi tjetër që e kemi është se në Sistemin Korrektues kemi disa defekte, janë probleme që janë shfaqur por shpresoj që gradualisht Sistemi Korrektues mund të ndihmojë qytetarët e Kosovës që kalojnë në sanksione ligjore që t’i kthehen vendit e shoqërisë të përgatitur për jetën më tutje”.

“Aktualisht ka defekte, jemi në proces të zgjedhim një drejtor të Burgjeve të Kosovës, kemi ofruar veten për partneritet me amerikanë e të tjerë që ky drejtor të zgjedhet me standardet më të larta”.

“Ti respektojmë pushtetet e ndërsjella, unë jam ekzekutivi dhe ju raportoj ju, por kam kufizimet e mia në raport me gjyqësorin, janë disa kufi që nuk mund t’i kalojë”.

“Mendimet mund t’i shprehë po nuk kanë të bëjnë më ndërhyrje, do t’i kisha lutur deputetët për hir të shtetit ligjor ta ruajnë marrëdhënien mes legjislativit dhe gjyqësorit”.