Haradinaj: Të gjithë shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtar – gëzuar Pashkët NULL NULL 21.04.2019 08:10 21.04.2019 08:10 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarët për Pashkët. Haradinaj në këtë ditë ka bërë thirrje për respekt dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë, njofton Klan Kosova. “Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike. Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor”. “Uroj që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Festën e shenjtë të Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë