Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm  - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm 

NULL NULL
02.04.2023 10:20
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizëm të shërbejë për reflektim si shoqëri, për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.

Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.

“Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.