Haradinaj takon ambasadorin finlandez, flasin për zbatimin e planit evropian - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj takon ambasadorin finlandez, flasin për zbatimin e planit evropian

NULL NULL
30.03.2023 16:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për modalitetet që Finlanda mund t’i japë në fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të”.

“E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese”, ka shkruar Haradinaj.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.