Haradinaj takohet me kongresistin Ritchie Torres në ShBA, e fton për vizitë në Kosovë NULL NULL 31.01.2023 20:59 31.01.2023 20:59 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në ShBA, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kongresistit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, si dhe e ka ftuar atë për vizitë në Kosovë. “Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Sipas Haradinajt, aleanca e Kosovës me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. “Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë