Haradinaj takohet me Chollet: Urgjente të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë me njohje të ndërsjellë NULL NULL 11.01.2023 18:56 11.01.2023 18:56 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai ka thënë se e ka shtruar nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, transmeton klankosova.tv. “Njëkohësisht, shtrova nevojën e integrimit të plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës si dhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit”. “Falënderova përfaqësuesit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 09/02/2023
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 09/02/2023
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 09/02/2023