Haradinaj takohet me aktivistët e AAK-së në Francë dhe në Gjermani NULL NULL 20.03.2022 18:47 20.03.2022 18:47 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë në Strasburg të Francës dhe në Lydwigsburg të Gjermanisë. Haradinaj në këto takime ka qenë i shoqëruar nga koordinatorja për çështjet Diasporës, deputeten Time Kadrijaj. Ai ka thënë se ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, teksa gjithashtu ka shtuar se ka bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë”, ka shkruar Haradinaj. “I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar. Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat”, shtoi Haradinaj. “I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore. Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 58 minuta më parë