11:17, 15 Korrik 2020

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka shqyrtuar shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimi Evropian.

Kryetarja e komisionit Time Kadrijaj ka thënë se duhet të procedohet më tutje shkresën dhe të dërgohet në departamentet e jashtme dhe ata ta dërgojnë te vendet anëtare të BE-së.

“Unë po mendoj me proceduar më tutje dhe ta dërgojmë në departamentet e jashtme dhe ata të ja dërgojnë vendeve anëtarë të BE-së”.

“Ne mundemi në parim me votuar këtë draft dhe mundemi sot me dhanë një përkrahje dhe më pas kur kemi përfaqësues e partive tjera të dakordohemi me agjendën tonë”.

Kadrijaj ka thënë se do t’i drejtohen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me një shkresë për të raportuar në komision.

“Ne do t’i drejtohemi ministrisë Haradinaj-Stublla që të raportoj në Kuvend”.

Anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka thënë se ministrja Haradinaj-Stublla duhet të vi sa më shpejt për të raportuar për punën e bërë.

“Ne kemi bërë këtë kërkesë që të ftohet ministrja dhe ajo të vi sa më shpejt dhe në qoftë se jo brenda javës atëherë në fillim të javës tjetër”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë