Haradinaj-Stublla ankohet sërish tek Trumpi për Daçiqin

Haradinaj-Stublla ankohet sërish tek Trumpi për Daçiqin

NULL NULL
4 javë më parë

Ministrja e Punëve të Jashtne e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së Washingtonit për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka njoftuar presidentin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës Donald Trump për sjelljet e Beogradit, duke përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik: Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbisë. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”.