Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova NULL NULL 05.06.2023 22:42 05.06.2023 22:42 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti qysh sonte duhet shkarkuar nga pozita e kryeministrit. ”Sonte në mesnatë me thirr një seancë parlamentare me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën prej pasojave tjera”. Siç tha ai, meqë ajo çfarë po i ndodhë Kosovës, është shqetësuese për sigurinë e vendit, përcjell klankosova.tv. ”..shkarkimi i tij mund të shpëtonte edhe [Albin] Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj”. Haradinaj potencoi në Dukagjini, se vazhdimi i kësaj gjendjeje, për bindjen që ka është me dëme, me pasoja dhe me humbje për Kosovën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.