Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut, ndan medalje për Myftiun Tërnava

Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut, ndan medalje për Myftiun Tërnava

NULL NULL
1 day më parë

Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajnë selinë e partisë së tij ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook gjithashtu ka treguar se ka ndarë medalje për Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, transmeton KlanKosova.tv.

“Në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës”,ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera bëri thirrje që ky muaj të jetë motiv për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.