Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Ahmet Isufit NULL NULL 15.10.2019 11:45 15.10.2019 11:45 Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në familjen e Ahmet Isufit për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së babait të tij, Limon Isufi. “Bashkë me kolegët, sot ishim për ngushëllim në familjen e Ahmet Isufit, me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Limon”, ka shkruar Isufi në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe bashkë me shumë burra të tjerë të vendit, janë frymëzim për dashurinë ndaj atdheut. I përhershëm do të jetë kujtimi për të!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.