Haradinaj shkon në SHBA për Lutjet e Mëngjesit NULL NULL 29.01.2023 13:19 29.01.2023 13:19 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, po qëndron në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit. Partia që e drejton Haradinaj, AAK tha për Klankosova.tv, se në SHBA ai po ashtu ka planifikuar takime me zyrtarë të administratës amerikane. “Kryetari Haradinaj ka udhëtuar për ne SHBA, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve te Mëngjesit dhe gjithashtu do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane si dhe kongresmenë e senatorë”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Haradinajt. Shkuarjen në SHBA për Lutjet e Mëngjesit e ka njoftuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet që në fillim të javës së ardhshme të udhëtojë për atje.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months