Haradinaj: Serbia ka ekzekutuar fëmijë disa muajsh e pleq mbi 90 vjeç, askush nuk u dënua NULL NULL 26.09.2023 10:38 26.09.2023 10:38 Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdari dhe familjen Deliu në 25 vjetorin e rënies. “25 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë”, ka thënë Haradinaj. Ai po ashtu ka kujtuar familjen Deliu e cila ishte ekzekutuar nga forcat serbe. “Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun! Nderimi për ta do të jetë i përhershëm”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë