Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

NULL NULL
11/01/2020

Në 36 vjetorin e rënies së dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, nuk kanë munguar as përkujtimet e krerëve shtetrorë.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kujtuar dëshmorët, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim.

Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.

Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit.

Lavdi!