Haradinaj: Referendumi i Serbisë është jo ligjor dhe jo kushtetues

Haradinaj: Referendumi i Serbisë është jo ligjor dhe jo kushtetues

NULL NULL
1 week më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme që u thirr për të diskutuar në lidhje me referendumin e Serbisë, tha se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë nuk është kushtetues e as ligjor.

“AAK vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetues dhe jo ligjor, votimi me postë dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat i respekton edhe Republika e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj madje i ftoi qytetarët e komunitetit serb që të respektojnë ligjet e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata të komunitetit serb në Kosovë, që t’i zbatojnë ligjet e Kosovës, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Ai kërkoi nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues.

“AAK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht aleatët e sigurisë për ruajtjen e rendit kushtetues të Kosovës, fton spektrin politik dhe qytetarët që të jenë të bashkuar”, ka vazhduar ai.