Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë NULL NULL 12.04.2023 08:30 12.04.2023 08:30 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin që është bërë mbrëmë ndaj gazetarit Valon Syla. Sulmin ndaj Sylës, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar. Ai iu bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqërie. “I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 5 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë