9:24, 13 Qershor 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e çlirimit të Komunës së Suharekës, ka thënë se duhet të kujtohet e kaluara e lavdishme dhe të motivohet për të punuar edhe më shumë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë që qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Suharekës,

Qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë. Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike.

Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë