17:21, 12 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisiq.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, kryetaren Biserko dhe zëvendësen e saj, Kisiq, i njoftoi për zhvillimet aktuale në vend, njofton Klan Kosova.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj po ashtu tha se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

”Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdoj”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja  e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisiq e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, ndërsa shprehën gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet më qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë