Haradinaj prezanton aderime të reja në AAK

Haradinaj prezanton aderime të reja në AAK

NULL NULL
2 javë më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë prezantimin e disa anëtarëve të rinj, që garojnë për herë të parë në listën e kësaj partie, njofton Klan Kosova.

Në një konferencë për media, Kreu i Aleancës tha se janë gati për çuar Kosovën përpara me kandidatë të përgatitur dhe me programin që sipas tij i përgjigjet shumë sfidave të Kosovës.

“Në AAK kemi zgjedhur ekspertë të fushave të ndryshme, nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve tanë. 2/3 janë anëtarë të rinj”.

“Disa prej tyre po i prezantojmë sot dhe ata janë; Shemsedin Dreshaj, doktor i sëmundjeve infektive, kontribuues në luftën kundër pandemisë, Shukrije Bytyqi, aktiviste dhe profesoreshë e Kimisë në Malishevë, Doktoresha Shqipe Krasniqi Kastrati, Kaltrina Morina, studente e Gazetarisë nga Drenasi, Shkëlqim Millaku, profesor në Filologji nga Klina dhe djalë dëshmori, Ishmet Vehbi Samolli, Inxhinier dhe Ekspert në infrastrukturë rrugore dhe ndërtim, Diellza Kukaj, kandidate për doktor shkence në Ekonomi me studime në Austri, Blerta Daci, Master në Juridik me studime në Gjermani”.

Në fund, Haradinaj shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët të cilët iu bashkuan Aleancës.