Haradinaj pret që në qershor të merret vlerësimi pozitiv për vizat NULL NULL 21.05.2018 10:56 21.05.2018 10:56 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë e liberalizimit të vizave duke thënë se pret që në muajin qershor të merret një vlerësim pozitiv nga institucionet e BE-së. Ai ka thënë se “ky vlerësim kalon prapë në institucionet e BE-së” duket shtuar se duhet të vazhdohet dinamika dhe puna pasi nevojitet aprovimi i vendeve veç e veç. “Si dinamikë kohore përputhet që të kryejmë këtë punë para fundit të këtij viti, pra përputhet mundësia që të lëvizim lirshëm dhe po punojmë për këtë”. “Është me rëndësi që këtë porosi ta çojmë të gjithë prej Kosovës me kujdesin më të madh. Gara politike nuk do të ndalet asnjëherë por nuk duhet të bëjmë gabime”. Haradinaj që këto komente i bëri në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë tha se kosovarët meritojnë të lëvizin lirshëm, njofton Klan Kosova. “Kemi porosi të qarta që qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Unë iu them të gjitha vendeve të BE-së se prej Kosovës nuk ju vjen krim, nuk ju vijnë emigrantë por vetëm shkëmbime”. “Nëse një ekip futbolli shkon të luajë në Evropë, si munden simpatizantët e këtij ekipi të shkojnë ta shohin ndeshjen – diçka absurde pasi krejt bota e ka këtë mundësi, këta nuk kanë viza”. “Pra po bëhet fjalë për shkëmbim, nuk bëhet fjalë për më shumë emigrantë apo krim. Unë mendoj që vetëm qytetarët e rregullt, studentët, rinia, kultura, sporti, biznesi – ata do të udhëtojnë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.