Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme

Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në vendlindje.

Me këtë rast, kandidati për president, vizitoi komunën e Deçanit në krye me Bashkim Ramosajn që është po ashtu nga partia që ai drejton.

Fillimisht, Haradinaj ndoqi një aktivitet kulturor e më pas u takua me kategoritë e dala nga lufta të këtij qyteti.

Krejt në fund, kreu i AAK-së vizitoi ndërmarrjen lokale “Higjiena”, për të cilën tha se u gëzua që pa një kompani të tillë që sipas tij është më e mira në Kosovë dhe po e mban shumë pastër qytetin.

Haradinaj foli edhe për certifikimin e kandidatëve të partisë së tij nga PZAP duke thënë që kanë zëvendësuar tre deputetë dhe presin që të certifikohet lista e tyre, përndryshe do të ankohen në Gjykatën Supreme.