Haradinaj-policëve: Faleminderit që nuk jeni dorëzuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj-policëve: Faleminderit që nuk jeni dorëzuar

NULL NULL
06/09/2018

Sot në ceremoninë e 19-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i falënderoi të gjithë pjesëtarët për shërbimin e tyre dhe për mos humbjen e besimit në rend dhe ligj.

“19 vjet janë sfidë për policinë e Kosovë. Ju dhe familjet tuaja jeni përballur me shumë dilema dhe sfida. Vendi dhe jeta ju ka nxjerrë ndaj etapave të vështira, por ju nuk jeni dorëzuar”, u shpreh Haradinaj.

Ai po ashtu tregoi se si qeveria që ai udhëheqë i ka kushtuar kujdes të veçantë kësaj kategorie: “I jemi përgjigjur me kujdesin më të madh kërkesave buxhetore. Ligji i ri e respekton policinë me pagë të dinjitetshme”.

Kryeministri e shprehu dëshirën e tij për ta luftuar edhe krimin për shtetet tona mike.

“Neve na kanë ndihmuar plot miq të shteteve tjera dhe ne tani duam ta mbrojmë boten jo vetëm duke e mbrojtur Kosovën nga krimi, por ta ndihmojmë secilin partner ndaj krimeve dhe rasteve terroriste”.

“Dëshirojmë të jemi me gjithë ju që bashkë edhe me ne të ndihmojnë nëse Kosova anëtarësohet në Interpol këtë vit. Dëshira jonë është që të kthehemi edhe ne në partnerë për të gjithë dhe ta luftojmë krimin”.