Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e papritur të biznesmenit Isuf Neli NULL NULL 06.08.2020 16:31 06.08.2020 16:31 Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka pranuar lajmin për vdekjen e papritur të mikut të tij, Isuf Neli. Haradinaj e ka cilësuar Nelin si përkrahës të monarkisë shqiptare, njofton Klan Kosova. “Zemra e Isufit rrihte përtej partive e grupimeve politike, shqiptarët dhe mirëqenia e tyre ishin prioritetet e tij jetësore”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: Pikëllues lajmi për vdekjen e papritur të mikut tim të çmuar Isuf Neli. Sipërmarrës e biznesmen i suksesshëm, e përtej kësaj, një prind i shkëlqyeshëm dhe një atdhetar i madh. Si përkrahës i monarkisë shqiptare, zemra e Isufit rrahte përtej partive e grupimeve politike, shqiptarët dhe mirëqenia e tyre ishin prioritetet e tij jetësore. Sot, shpreh mirënjohjen time për kujdesin e tij për babain tim Hilmiun, në kohë të vështira për familjen time, gjatë kohës kur isha në Gjykatën e Hagës. Duke qenë krenar që kisha një mik të tillë, sot bashkëndjej me familjen Neli dhe të gjithë ata që e njohën. Pushoftë në paqe! klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025