14:13, 16 Korrik 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së tij ka përkujtuar Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes.

Në Ferizaj, gjatë ditës është përuruar edhe shtatorja e këtij dëshmori.

“Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit”.

“Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë