Haradinaj: Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë tonë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë tonë

NULL NULL
05.04.2023 11:28
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 5 prillit të vitit 1999 ku ranë figura emblematike të UÇK-së e u masakruan shqiptarë në Drenicë e në Gjilan.

Haradinaj ka kujtuar njërin nga bashkëluftëtarët e tij më të zotë që kishte UÇK-ja, Naser Brahimaj.

“Sot në 24-vjetorin e rënies, kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, njëri prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në fshatin Shqiponjë e Dukagjin, por edhe në fushëbeteja të tjera anë e kënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe të vrarët në Rrezallë të Drenicës e në Llovcë të Gjilanit.

“Sot kujtojmë po ashtu vëllezërit dhe motrat tona në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit, të cilët u vranë vetëm sepse besonin në liri. Këto masakra, nga të cilat ende ka shumë të pagjetur, janë plagë e pashërueshme edhe sot”, ka shtuar Haradinaj.

Sot bëhen po ashtu 4 vjet prej kur është ndarë nga jeta zëri i UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

“Sot gjithashtu, u bënë 4 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”, ka përfunduar Haradinaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.