Haradinaj për vizitën e Kurtit në Bruksel: Kryeministri i kryen detyrat e besuara nga Kuvendi

Haradinaj për vizitën e Kurtit në Bruksel: Kryeministri i kryen detyrat e besuara nga Kuvendi

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

Haradinaj në një prononcim ka thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë se sa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është

gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.
“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”./kp/