Haradinaj për demonstratat e studentëve: I dhanë drejtim kauzës sonë për liri NULL NULL 11.03.2023 13:44 11.03.2023 13:44 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e 81-ës në 42-vjetorin e tyre. Haradinaj vlerëson se demonstratat e studentëve i kanë dhënë drejtim kauzës për liri, njofton Klankosova.tv. “42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore”. “Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.