Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KiE: Hap i mbarë, por proces i vështirë NULL NULL 24.04.2023 22:30 24.04.2023 22:30 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar aprovimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky është një hap i mbarë, por edhe një proces i vështirë. Ai shtoi se beson që shpejt të ndodhë anëtarësimi i plotë i vendit në këtë institucion evropian. “Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Krahas këtij procesi, tani Haradinaj tha se është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023